Gjyqi ndaj Fredi Belerit, media greke ERT: Avokati dekonspiroi provat e aktakuzës

Gjyqi ndaj Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të pabetuar të Himarës, është shtyrë për datën 5 mars.

Media greke ERT, e cila ka sjellë gazetarin e saj në Shqipëri për të ndjekur nga afër procesin gjyqësor, në një artikull shprehet se gjatë seancës së sotme avokati i të pandehurve ka dekonspiruar elementet e aktakuzës së paraqitur në gjykatë nga dy prokurorët.

“Avokati theksoi se nuk është ndjekur procedura e mbikëqyrjes ligjore dhe se provat e paraqitura në gjykatë janë të fabrikuara dhe të rreme, që synojnë të inkriminojnë të akuzuarin që të mos betohet si kryetar i Bashkisë Himarës”, raporton ERT, ndërsa shton se dëshmitarët e prokurorisë kanë rënë në shumë kontradikta lidhur me atë që kanë dëshmuar gjatë procesit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?