Gjyqi ndaj Palokës, Prokuroria rrëzon pretendimet e kryeministrit Rama

Prokuroria pas hetimeve deklaron se nuk ka vepër penale në padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj deputetit demokrat Edi Paloka. Në seancën e zhvilluar këtë të premte në Gjykatën e Lartë, përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, tha se shpifja për shkak të detyrës nuk parashikohet në Kodin Penal.

Në këto kushte prokuroria kërkon pafajësi për Edi Palokën, ndërsa kolegji penal do të shprehet më 5 qershor mbi pretendimet e kryeministrit Edi Rama.  

Më herët avokatët e kryeministrit Rama kërkuan që Edi Paloka të ndiqet penalisht për fyerje, ndërsa avokatët e Palokës kishin kërkuar rrëzimin e padisë.

SHKARKO APP