Gjyqi ndaj Tabakut/ Avokati rrëfen vendimin e gjyqtares Manjola Bejleri

Gjykata ka dënuar për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama, ish-deputeten e PD-së, Jorida Tabaku.

Mes të tjerash se Gjykata i ka vendosur edhe një kusht ish-ligjvënëses demokrate, ku kjo e fundit duhet të përgënjeshtrojë në ‘Facebook’ deklaratën e bërë më 25.10.2018.

Por në një intervistë ekskluzive për Syri TV, avokati i ish-deputetes, Arlind Ahmetaj shprehet se ky nuk ishte një gjykim rutinë, pasi bëhej fjalë për një prej të drejtave themelore të njeriut, atë të të drejtës së fjalës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Që kur mësuam se ky proces do të gjykohej nga gjyqtarja Manjola Bejleri kemi depozituar menjëherë pranë gjykatës një kërkesë për përjashtimin e saj pasi ishim përballë një konflikti interesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 2011, zonja Bejleri ka qenë një kandidatet për Gjykatën e Lartë, e propozuar nga presidenti i asaj kohe, Bamir Topi. Ky propozim është rrëzuar nga Kuvendi. Në disa dalje në media, Bejleri është shprehur se është përballë një denigrimi dhe sulmi nga deputetët e PD, të cilët edhe kishin votuar kundër.

Nëse gjyqtarja e një procesi ka paragjykuar një parti, minimalisht jemi përballë kushteve të paragjykimit nga ana e gjyqtares lidhur me çështjen në fjalë. Dhe paanësia aty as që mund të diskutohet”, shprehet avokati për mikrofonin e Syri TV.

Ai shton se, vendimi nuk mund të jetë i efektshëm dhe se askush nuk mund të ndrydhet në një shoqëri të lirë dhe demokratike.

Kryeministri ka depozituar në total rreth 15 padi ndaj figurave të PD pas deklaratave të bëra prej tyre ne adresë të tij.

Intervista e plotë në Syri TV:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?