Gjyqi për 23 ”xhihadistët” shqiptarë

Për 23 “xhihadistët” shqiptarë, këtë të enjte u mbajt seanca paraprake, të cilët kanë qenë pjesë e grupimeve terroriste gjatë konfliktit të armatosur në Siri. Ndaj 7 prej tyre: Shyqyri Kaca, Saimir Kaca, Enes Kaca, Bajram Sulaj, Arbër Stafasani, Etion Zani dhe Erion Luto, rëndojnë dy akuza, “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”.

Ndaj 16 të tjerëve rëndon akuza e “pjesëmarrje në organizatë terroriste”: Lavdie Kaca, Ditar Bala, Entela Vladi, Fatbardh Taushani, Ali Balliu, Ruzhdie Balliu, Elteva Stafasani, Stela Stafasani, Usejd Stafasani, Klotilda Zani, Nertil Hysenllari, Ledio Mehmeti, Erdet Korro, Almira Kastrati, Floresha Rasha, Brunilda Koçollari.

14 të pandehurit meshkuj të dosjes janë hetuar në mungesë. Ata nuk janë gjetur brenda territorit shqiptar dhe një pjesë e tyre dyshohet se vijojnë të qëndrojnë në Siri. Të pandehurat gra janë hetuar në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Mes tyre, ndodhet Floresha Rasha, apo të tjera gra, të riatdhesuara në Shqipëri, pas qëndrimit disavjeçar në kampin famëkeq Al-Hawl.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrë nga /A2cnn/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?