Gjyqi për çiftin Pasho, zbardhet seanca: Ja çfarë komunikoi Kalesha me avokatin, ndërsa nuk e dinte që përgjohej
Është zhvilluar sot në Gjykatën e Rishqyrtimit të Firenzes seanca gjyqësore e kërkuar nga avokati mbrojtës i 36 vjeçares shqiptare Elona Kalesha e akuzuar për vrasje të dyfishtë, dhunim e fshehje kufomash, të trupave të Shpëtim e Teuta Pasho, prindërit e ish të dashurit të saj Taualant Pasho, të cilët u gjetën të masakruar në katër valixhe në dhjetor të 2020 e pesë vite pas zhdukjes së tyre.
Avokati mbrojtës i Elona Kalesha ka kërkuar para trupit gjykues të Gjykatës së Rishqyrtimit të çështjeve të Firenzes, heqjen e masës së arrestit me burg për klienten e tij për mungesë provash e të dhënash që motivojnë këtë masë arresti.
Seanca e sotme mori në shqyrtim kërkesën e avokatit Federico Febbo i cili kërkoj heqjen e masës së arrestit me burg për Elona Kalesha duke argumentuar e hedhur dyshime të forta mbi faktin se fqinjët e apartamentit ku çifti Pasho jetoj deri para se të zhdukej, kanë identifikuar Elona Kaleshan si personi që është parë duke transportuar valixhet nga ky apartament.
Gjithashtu pala mbrojtëse ka hedhur dyshime të forta mbi faktin se klientja e tyre Elona Kalesha 1.61 cm e gjatë të jetë autorja e krimit të dyfishtë, masakrimit e fshehjes së kufomave.
Avokati mbrojtës i shqiptares ka sjellë në vëmendje një tjetër fakt të lidhur me deklaratën e një prej vajzave të çiftit Pasho, Viktora Pasho, e cila ka rrëfyer se telefoni i babai të saj ka rezultuar i hapur deri në ora 19.32 të mbrëmjes së datës 2 nëntor 2015.
Ende sot nuk ka një datë të caktuar të zhdukjes së çitit Pasho e për momentin e vetmja datë referimi i kontaktit të fundit me çiftin Pasho mbetet data 1 nëntor 2015.
Por seanca e sotme gjyqësore ka pasur të papritura, pasi prokurorët e cështjes kanë sjellë prova të reja që rëndojnë akuzat ndaj 36 vjeçares Kalesha.
Në seancën e sotme është përcjellë prova e një bisede telefonike mes Elona Kalesha e avokatit të saj , para se ajo të merrej nën akuzë. Gjatë bisedës Elona, e cila nuk mendonte se po përgjohej, bën pyetje specifike me vëmendje të veçantë mbi gjyrmët dixhitale që mund të gjenden.
Gjykata e Rishqyrtimit të Firenzes është tërhequr për të vlerësuar mbi kërkesën e bërë nga avokati i shqiptares se brenda pak orësh pritet të bëhet publik vendim, pra pranimi o jo i heqjes së masës së arrestit me burg për shqiptaren Elona Kalesha.