Gjyqi për tërmetin/Ulërima dhe akuza gjatë seacës, familjarëve u bie të fikët
Më shumë se 4 orë zgjati seanca për dhënien e masës së sigurisë për 9 të arrestuarit të cilësuar si shkaktar pse ndërtesat në Durrës u rrënuan pas tërmetit tragjik. Gjykata e Durrësit la në burg të arrestuarit dhe gjatë seancës, ka pasur humbje ndjenjash nga familjarët të cilët nuk e pranuan vendimin për të afërmit e tyre.
Vendimin e Gjykatës e kanë cilësuar si skandaloze, situata ka qenë e tensionuar, familjarët nuk e pranuan vendimin e Gjykatës e cila la në burg të afërmit e tyre. Avokatët mbrojtës janë shprehur se nuk janë këta persona që kanë bërë të mundur firmosjen apo falsifikimin e dokumenteve.
Avokatët mbrojtës gjithashtu kanë kërkuar që hetimet e prokurorisë të fillojnë në hallkat më të larta. Sipas tyre duhet të hetohet edhe Flamur Gjuzi i cili nuk gjendet në Shqipëri pasi është larguar.
KOHA JONË SONDAZH

