Gjyqtar në vrasjen e Rashës? Rama: Kjo është një nga ato çorbat që keni bërë ju gazetarët
Gjatë konferencës online me gazetarët, kryeministri Edi Rama nuk i është shmangur pyetjeve lidhur me Klodian Rashën, të vrarin nga Policia e Shtetit. I pyetur nga gazetarët nëse Rama me pensionin dhe takimet e shpeshta tek familja e të ndjerit, ka marrë rolin e gjyqtarit, u shpreh se kjo është një çorbë e gatuar nga gazetarët.
”Kjo është një nga ato çorbat që keni bërë ju. Kjo nuk përcakton se personi u vra nga një plumb që erdhi nga qielli. Kjo përcakton se personi u vra nga një përplasje aksidentale, se nuk ishte pjesë e një operacioni, zinxhir apo gjëra të tilla. Ka raste kur policia vendos në një operacion, për një person të rrezikshëm që duhet asgjësuar…ky nuk ishte rasti. Lidhaj e pensionit ishte një shprehje se si e kuptojmë ne detyrën që ti nuk do të jesh kurrë vetëm në hallin që ke. Ne nuk morëm asnjë çështje gjyqësore përsipër, ajo është gjë më vete. Por të ishte aksident, po të kishte humbur jetën nga një plumb rikoshetë, nuk merrte pension. Në këtë rast është pjesëmarrja e shtetit në këtë levizje dhe filloi me një ndjesë dhe vazhdon me një hap tjetër që nuk e sjell dot më në jetë fakteqin por shpreh në mënyrë simbolike të qenit pranë prindërve të tij? Kuptuat?”,-tha Rama.