Gjyqtarët në pritje të shkarkimit – I paraprijnë Vetting-ut dhe regjistrohen në kursin për avokatë

Një numër i konsiderueshëm gjyqtarësh të cilët e dinë që zor se do t’i mbijetojnë sitës së Vetting-ut kanë nxituar të aplikojnë për licencë avokati.

Sipas informacioneve të marra nga TV Scan pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë, të paktën 50 magjistratë kanë aplikuar së fundmi për të ndjekur kursin e nevojshëm për të marrë licencën për të ushtruar këtë profesion.

Ndërkohë që një numër i konsiderueshëm i magjistratëve të shkarkuar nga Vetting-u, të cilët i kanë pasur licencat prej kohësh, kanë nxituar t’i rikthehen profesionit të dikurshëm. Sicc qe rasti i ish kreut të njërës prej gjykatave kryesore në vend, i cili vetëm pak ditë pas shkarkimit nga Apeli i Vetting-ut, kishte nxituar për të riaktivizuar licencën dhe tashmë vijon me kohë të plotë profesionin e avokatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqtarët që e dinë se nuk e kalojnë dot sitën e Vetting-ut, konsiderohen nga ekspertët edhe si një prej problemeve kryesore me të cilat përballet aktualisht drejtësia shqiptare. Sipas tyre, kjo kategori magjistratësh, po e shfrytëzon periudhën deri te dalja para togave të zeza të Vetting-ut për të fituar ç’të munden.

Swiss Digital Mobile Reklama

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?