Gjyqtari Gjermeni me katër plagë sipas raportit mjeksor

Në një raport paraprak mjekët përcaktuan 4 plagë në trupin e gjyqtarit Artan Gjermeni. Sipas medias ato janë janë shkaktuar nga një thikë, apo një mjet tjetër prerës.

Gjermeni ka një plagë në dorën e djathtë, një në qafë, një tjetër në buzë, si dhe një tjetër që konsiderohet plaga më e rëndë, edhe pse pa ndonjë problem serioz, e ka në mes të brinjëve. Në raportin mjekoligjor saktësohet se plaga më e thellë e konstatuar është mes brinjëve 5 dhe 6, por nuk ka prekur mushkërinë.

“Traumë shpuese në hapësirën e 5-6 intercostale (ndërbrinjore) në linjë axillare media, deri në nivel të indit adipoz, pa depërtuar në mushkëri, pa shkaktuar hemo-pneumothorax”, përcaktohet plaga në raportin e mjekëve.

Shtohen dyshimet mbi deklaratat e gjyqtarit, sipas të cilit ai u plagos aksidentalisht në garazhin e pallatit ku banon, nga pengimi në llamarinat e qepenave.

Policia e klasifikoi si plagosje, ngjarjen ende të paqartë të ndodhur me gjyqtarin e Tiranës, Artan Gjermeni, mbrëmjen e së dielës.

 

SHKARKO APP