Gjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj, del para vetting-ut

Gjyqtarja e Apelit Tiranë Shpresa Beçaj është paraqitur ditën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Më parë Shpresa Beçajt, iu shtynë dy seancat e vetingut pasi ka dërguar raport mjekësor, ndërsa sot është shfaqur para trupës gjykuese me avokatin e saj.

Çështja e zonjës Beçaj do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Lulzim Hamitaj.

Beçaj në 2004-2013 ka qenë anëtare e gjykatës së Lartë. Në 17 shkurt 2020 DSIK bëri me dije se Becaj nuk ka dorëzuar deklaratën për kontrollin e figurës.

Në 24 shkurt 2020 KLGJ i ka thënë Komisionit që nuk rezulton që të ishin dorëzuar formularët e kërkuar nga Shpresa Becaj.

Njëkohësisht, KLGJ njofton se kur hyri në fuqi ligji për rivlerësimin kalimtar ajo nuk ishte në funksionin e gjyqtares.

Beçaj ka sqaruar rrugën ligjore të saj pas përfundimit të detyrës në Gjykatën e Lartë. Statusi i saj kur hyri në fuqi ligji nuk ishte i qartë.

“Unë e kam konsideruar veten time si gjyqtare, pasi nuk ka pasur asnjë akt që të konstato te përfundimin apo ndërprerjen e statusit tim si gjyqtare, por nga ana tjetër unë nuk ushtroja funksionin e gjyqtares. Kjo për faktin se KLD nuk merrte në shqyrtim kërkesën time për tu emëruar në Apel. Unë kam shkuar në ILDKPKI për të depozituar formularët, por më kanë thënë që nuk isha pjesë e subjekteve.” mësohet të ketë thënë ajo.

SHKARKO APP