Gjyqtarja e ”Kukësit” nën masa të forta sigurie
Në karrierën e saj, gjyqtarja Alma Ahmeti nuk do ta kishte menduar se përballë saj duke pritur vendimin do të ishin 23 të ndaluar, deputetë të opozitës, dhe e gjithë vëmendja e opinionit publik.
Situata para Gjykatës së Tiranës është qetësuar. Protestuesit janë larguar e po ashtu edhe numri i forcave të sigurisë është reduktuar ndjeshëm.
Pak orë pasi dha vendimin ku la në burg 11 persona të akuzuar për përleshjet në Rrugën e Kombit dhe në detyrim paraqitjeje për të tjerët, doli edhe gjyqtarja e çështjes.
Gjyqtarja Alma Ahmeti shoqërohej nga forca të shumta policie.
KOHA JONË SONDAZH

