Gjyqtarja Hoxha injoroi hetimin e ILD: S’kam kohë të lexoj kaq shumë faqe

Tashmë që ka kohën, gjyqtarja Enkelejda Hoxha mund ti lexojë hetimet e ILD-së në emër të saj. Gjyqtarja e Krujës e injoroi për gati një vit hetimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që kërkoi për muaj me radhë shkarkimin e saj nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Magjistratja që liroi të dënuarit për vrasje nga burgu, u akuzua nga ILD pasi gjatë hetimit rezultoi se ajo kishte kryer shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Në seancat e zhvilluara njëra pas tjetrës në KLGJ, Hoxha kërkoi kohë për të shyqyrtuar materialin hetimor të ILD, një dosje voluminoze prej gati 8 mijë faqe material. ”E kam bërë prezente se pasi të më vendosen në dispozicion këto dokumente dua edhe 1 muaj kohë. Janë shumë, janë 9 kilogramë materiale”.

SHKARKO APP