Gjyqtarja Shehu kalon testin e Vetting-ut, ja kush e uron (FOTO)

Në sitën e Vetting-ut kaloi me sukses, gjyqtarja Marçela Shehu. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka rikonfirmuar në detyrë gjyqtaren e Kurbinit. ”Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj, Shehu me funksion Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Kurbin”, tha kryesuesja e trupës gjykuese Brunilda Bekteshi.

Në seancën dëgjimore të 1 qershorit KPK konstatoi se subjekti ka qenë bashkëpunues, teksa relatori Komici tha se bazuar në deklarimet e ILKPI gjyqtarja justifikon pasurinë, nuk ka bërë fshehje të pasurisë dhe as deklarim të rremë.

Sa i takon vlerësimit të figurës, Komici tha se DSIK ka kryer vlerësimin dhe ka derguar nje raport ku konstaton përshtatshmërinë e Marçela Shehut. Vetë gjyqtarja tha se është njohur me hetimin dhe verifikimet e KPK-së ndaj saj, dhe është dakord me punën e kryer prej Komisionit, duke kërkuar konfirmimin në detyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas vendimit, gjyqtarja është pritur nga djali dhe në duar mban një buqetë me lule.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shehu është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ajo ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe pasi punoi për pak muaj në Gjykatën e Tiranës, por u emërua gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit-pozicion të cilin e mban edhe sot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?