Gjyshi i Ritvanit: Ma sillni se do ta djeg të gjallë

Pak ditë pas masakrës ku Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinjtë e tij, në fshatin Resulaj ka rënë qetesia, ndërsa në familjet e viktimave ka ende një situatë shokuese.

Shtëpia e vetme e hapur është ajo e Azem Zykaj, i cili mbeti i vrarë bashkë me gruan e tij, ndërsa banesat e tjera janë bosh. Familjarët të presin, por i kanë kërkuar mirëkuptim gazetarit Armand Xhelilaj për të mos filmuar në shtëpitë ku ndodhi krimi makabër.

I vetmi që ka shkuar në shtëpinë e Ademit për ngushëllime ka qenë gjyshi i autorit, Kujtim Zykaj, i cili i ka drejtuar një mesazh të afërmve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ma sillni, edhe pse e kam nip, do ta djeg vetë të gjallë”, u shpreh Zykaj. /shqiptarja/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?