Gjyshi i vrasësit tregon masakrën: ”Kujë e zezë kur gjeta të voglin”
Ai pa me sytë e tij masakrën me 8 të vrarë. Dëshmi rrëqethëse e gjyshit të autorit të masakrës së Selenicës. Kujtim Zykaj, tregon se ai vetë, vëllai Demiri, dy nuset dhe nipat si dhe familja e Ridvanit ishin në një drekë familjare kur një nga nuset e ka akuzuar 24-vjeçarin se i kishte vjedhur kaposhët e detit.
”Këtu vija pasdite, vija në mëngjes. Nuk kishte konflikte. Më është vrarë vëllai me djemtë, mbesa e nusja. Nuk kishin konflikte”, thotë i moshuari.
I pyetur se përse e ka bërë këtë, plaku i familjes Zykaj thotë: ”Ja për të më bërë gropën mua. Në drekë një nga nuset i tha që më ke marrë kaponjt e detit. Hëngrëm dhe drekën dhe u çua. I thashë ku do vesh, më tha do çoj dhentë në stan. Prindërit i shkuan nga pas. Erdha dhe unë, nuk gjeta njeri në shtëpi. Erdha tek byrazeri e gjeta përmbys. E rregullova, gjeta dhe gruan i ujdisa. Pastaj gjeta nuset. (Ngashërehet) Të tërë i gjeta përjashta. Pastaj shkoj tek nipi i vogël. Ajo ishte kujë e zezë”, tregon gjyshi i autorit. /BW/
KOHA JONË SONDAZH

