Gjyshja nuk shkon në burg: E bëra nga dashuria, pas vd*kjes së djalit doja ta rrisja vetë nipin

Bahrije Gjuni, gjyshja që rrëmbeu nipin 3-vjeçar, është lënë në masën ”detyrim paraqitje” nga Gjykata e Durrësit. Seanca për gjyshen që rrëmbeu nipin u mbajt me dyer të mbyllura. Pasi dorëzoi nipin, ajo dëshmoi se vendimin për të rrëmbyer nipin e kishte marrë bashkë me bashkëshortin e saj. Sipas dëshmisë, ajo ka thënë se nipin kanë dashur që ta rrisnin vetë dhe jo familja e nuses.

“E kemi vendosur sëbashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme”, ka dëshmuar ajo.

Kërkimet për të voglin nisën më 16 prill kur mamaja e të voglit Ile Gjuni denoncoi zhdukjen e të birit dhe rrëmbimin nga vjehrritë. Kërkime pati në Durrës, Has, aty ku ka origjinën familja Gjuni Kukës dhe Tiranë.

SHKARKO APP