Gledis Nano fiton gjyqin kundër qeverisë Rama, ja sa do të paguhet nga shteti
Gledis Nano, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, ka fituar gjyqin kundër qeverisë ”Rama 3”.
Vendimi është marë nga gjyqtarja administrative Afërdita Caco, e cila urdhëroi Ministrinë e Brendshme, Këshillin e Ministrave dhe Policinë e Shtetit, të paguajnë pagën për 60 muaj me rradhë, njësoj sikur të kishte mbyllur mandatin 5 vjeçar të drejtimit të Policisë së Shtetit.
Tashmë shteti në borderonë ekonomike paguan dy drejtorë të Përgjithshëm Policie, Muhamet Rrumbullakun që është në detyrë dhe Gledis Nanon që u shkarkua.
Nano u shkarkua në 31 gusht 2022 me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.