Gledis Nano, nis epoka e re amerikane në Policinë e Shtetit

Policinë e Shtetit do të drejtojë një kryepolic me kualitet, aftësi profesionale ekselente perëndimore, që në çdo detyrë ka patur sukses. Me emërimin e Gledis Nanos si përzgjedhje speficike amerikane, diktat e përdorje anti-ligjore të kreut të policisë ka marrë fund.

SHBA ka nisur de facto reformën në strukturën policore shqiptare, për ta nxjerrë nga paaftësia, nga kapja prej krimit dhe rrjeta partiake e nepotike, ku e kanë futur politika dhe klanet mafioze në strukturat drejtuese e zbatuese të saj.

Gledis Nano nuk erdhi në këtë detyrë si militant partiak, dhe as nga lidhjet me botën e krimit, por nga specializimet dhe rekomandimet bindëse të FBI-DEA-EUROPOL-PAMECA.

Filtrin e “Vetting”-ut Nano e kaloi me të dhëna të vërteta në të 3 kriteret: Integritet i plotë; aftësi profesionale e zbatim detyrash në nivel “Shkëlqyer”; dhe pasuri të ligjshme, pa asnjë “grimcë” korrupsioni apo përfitime nga bota e krimit.

SHKARKO APP