Gledis Nano paralajmëron shoferët: Nga 14 prilli, më shumë gjoba për rripin dhe celularët

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, thotë se nga 14 prilli nis të zbatohet një plan i ri që do të jetë më i ashpër ndaj shoferëve abuzivë.

“Do të organizohet puna, duke kombinuar me patrulla civile, me mjete të pauniformuara dhe duke përdorur të gjitha mjetet logjistike.

Kjo me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që nuk përdorin rripin e sigurimit për vete dhe pasagjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të atyre drejtuesve që përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime të gabuara, që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?