Gledis Nano: Policia kishte informacione për protestën, Ilir Proda nuk u shkarkua

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano analizoi protestën e PD-së, duke u ndalur edhe tek shkarkimi i Ilir Prodës. Sipas tij, Ilir Proda nuk u shkarkua, pasi thekson se ka dijeni ”se do të largohet me dorëheqje”. Nga ana tjetër, u shpreh se largimet e drejtorëve në këtë mënyrë nuk japin një mesazh të mirë për strukturat e policisë, por edhe për sigurinë e qytetarëve.

”Sa për protestën, policia ka pasur informacion, sepse edhe pranë godinë së drejtorisë së përgjithshme ishte vendos kordoni. Më pas protesta ka vazhduar me lëvizje dhe në zonën e Bllokut, ishte një lëvizje që nuk kishte info paraprake. Por në momentin që kanë marrë drejtimin në rrugën që kalon nga Vila është menduar pavarësisht se është kërkua afrimi i forcave dhe aty ka ndodhur incidenti që pamë.

Dihet që turma e acaruar kryen veprime edhe pse si qytetar nuk promovoj dhunën. Në dijeninë time nuk ka dalë një akt një vendim i këshillit të Ministrave për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm deri tani. Mesa kam dijeni do të largohet me dorëheqje, por duhet thënë që nëse krijohet një situatë e tillë, nuk mund të vazhdohet dot më, atëherë është vendimmarrja e kryeministrit që nuk do të bashkëpunojë më. Nuk di të ketë patur përplasje, por mund të jetë edhe incidenti i fundit”,-tha në ”News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?