Gledis Nano pritet nga drejtori i FBI-së Christopher Wray në Washington

Kryepolici shqiptar, Gledis Nano vijon takimet në Washington, ku këtë herë është pritur nga Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray. Drejtuesi Wray përgëzoi Nanon për kurajon dhe profesionalizmin në drejtimin e Policisë së Shtetit dhe i konfirmoi mbështetjen e palëkundër të agjencive ligjzbatuese amerikane për Policinë e Shtetit. Vizita përforcoi marrëdhëniet e forta dhe bashkëpunuese mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-së.

Nano më herët u takua edhe me zv/ndihmësprokurorin e Përgjithshëm, njëkohësisht Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë Diplomatike të Departamentit të Shtetit për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

Vizita e Gledis Nanos në Uashington theksoi partneritetin SHBA-Shqipëri dhe rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, nëpërmjet operacioneve të përbashkëta, trajnimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë.

SHKARKO APP