Gledis Nano ultimatum efektivëve: Keni afat deri në fund të vitit, të “luftohen” shtëpitë e barit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano deklaroi në një konferencë për mediat se do vazhdojë lufta kundër kultivimit të kanabisit duke përfshirë këtu edhe shtëpitë e barit.
Ai kërkoi bashkëpunimin e autoriteteve lokale dhe qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dyshimtë. Një paralajmërim ai e pati edhe përpunonjësit e policisë.
“Problematika tjetër janë shtëpitë e barit. Policia vetëm nuk mund ta bëjë këtë punë. Aleati ynë kryesor në terren është komuniteti. Do krëkoja një bashkëpunim edhe më të madh nga komuniteti. Nga të gjithë institucionet lokale që këtë luftë ta fitojmë të gjithë. Kjo është shprehur disa herë si sfidë e imja personale. Është forcë dhe vendosmëri e imja në të mirë të vendit dhe secilit.
Të veprohet pa asnjë mëdyshje ndaj çdo problematike të kultivimit të kanabisit. Ndaj atyre punonjës policie që do shikohet neglizhencë dhe abuzim me detyrën do merren masat. Për çdo punonjës policie që bën sikur nuk shikon, bën sikur nuk dëgjon ose bën sikur harron”, tha Nano.
Nano dha një porosi për luftën ndaj kanabisit në shkolla duke deklaruar se punonjësit e policisë do të mbajnë përgjegjësi. Ai u dha efektivëve një afat deri në fund të vitit për të pasur një raport për këtë situatë.