Gledjan Llatja: Sot, dita e demokracisë lokale

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e vogla, kryetari aktual i bashkisë Gledian Llatja i cili kandidon për një mandat të dytë, ka votuar elektronikisht,në këtë proces zgjedhor.

Në një prononcim për mediat Llatja ftoi qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje,ndërsa vlerësoi qetësinë e ruajtur gjatë gjithë kësaj fushate elektorale e cila do të finalizohet sot në mbrëmje.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë lokale por në të gjithë shqipërinë, është një ditë e cila ka konkulduar një fushatë të qetë, të mirë për Elbasanin, një ndër fushatat më model të zhvilluara ndonjëherë. Uroj shumë që edhe dita e sotme të vazhdoj e qetë, e paqtë, ashtu sic ka shkuar e gjithë fushata, dhe ashtu sic e meriton edhe qytetaria e Elbasanit. Uroj shumë që të kemi një rezultat të pranuar nga të gjitha palët dhe një proces zgjedhor të mirëadministruar nga të gjitha komisionet dhe nga administrata zgjedhore. Ftoj të gjithë qytetarët e Elbasanit të dalin sot, uroj të jetë një ditë e qetë dhe të kemi një votim masiv”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?