Global Peace: Klasifikimi i Shqipërisë, si vend i rrezikuar nga terrorizmi

 

Pak ditë nga sulmet në Francë, sipas një raporti të “Global Peace” rezulton se rreziku nga terrorizmi është në rritje  për vitin 2015.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, rreziku nga terrorizmi është rritur me 80% ne te gjithë boten, ndërsa edhe Shqipëria është pjesë e të dhënave të  raportit. Vendi ynë renditet i 78-ti nga 162 vende të klasifikuara si të ekspozuara. Edhe pse jo ne nivel të lartë, 2 vite më parë Shqipëria ishte edhe më e sigurtë, pasi pozicionohej ne vendin e 109-të. Në vitin 2013, Shqipëria ka qenë jashtë zonës së rrezikut, ndërsa tani sipas hartës, vendi ynë është në listën e shteteve qe kane problematika dhe ndodhet në nivelin 4 nga 10 që është niveli më i lartë sa i takon rrezikshmërisë.

Nga ana tjetër Shqipëria renditet dhe si një nder vendet, nga i cili janë larguar qytetarë, të cilët i bashkohen ISIS.

Ata njihen si luftëtarë të jashtëm ndërkohe që sipas raportit nga 100 vende janë larguar 30 mija luftëtarë të tillë. Raportit nënvizon se ky është një  nga shqetësimet me te mëdha,  pasi ekziston mundësia qe me kthimin e këtyre luftëtareve aktet terroriste mund të bëhen dhe ne vendet e tyre të origjinës. Te dhënat e grumbulluara tregojnë se ne vitin 2013 Shqipëria nuk ka patur asnjë incident me prapaskenë terroriste apo ekstremizmi të dhunshëm, ndërsa në 2014 janë shënuar dy incidente dhe ka pasur një viktimë.

Në renditjen botërore, Iraku vazhdon të jetë vendi ku ndodhin më shumë sulme.

SHKARKO APP