Goci: Ka mbi 200 denoncime për krimet zgjedhore, përgjegjësitë penale duhen hetuar në mënyrë strukturore

Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci u shpreh se janë rreth 200 denoncime në raport me krimet zgjedhore.

Ai tha se është e vështirë të faktohen disa prej tyre pasi shti-bjerja e votës mund të ketë ndodhur me anë të legalizimeve ose nga presioni.

Goci: Në fakt me sa di unë ka pasur shumë denoncime që kanë qenë në drejtim të mazhorancës. Sot lexova një raport te qendrës INFO CIP dhe dilnin gati 200 denoncime, 200 denoncime janë nga ato që dihen, njerëz që kanë marrë kurajën dhe kanë denoncuar, sigurisht ka dhe fiktive, ndërsa janë 200 kështu imagjino sa të tjera nuk janë denoncuar. Dhe këtu nuk problemi se po të ndiqet strategjia që kushdo që ka blerë ose ka shitur votë, thotë kryeministri të dënohet.

Nuk është kaq kollaj nëse shitblerja ka qenë masive me anë të legalizimeve në anë të bizneseve, nga presioni, këtu nuk ka lidhje që të denoncohet një ose dy, këtu po flasim kemi apo nuk kemi zgjedhje dhe mos t’ia ulim nivelin debatit se debati është serioz dhe unë kam qenë nga ata që mendoj që përgjegjësitë penale duhen hetuar në mënyrë strukturore jo thjeshtë individuale. Individualisht t’i mund të gjesh 5000 mijë veta që kanë bërë shkelje dhe ti mund të fusësh 5 mijë veta në burg dhe themi ja si funksionon drejtësia në Shqipëri dhe ato 5 mijë veta janë me mijëra vota të blera dhe të komprometuara.

Goci shtoi se në rastin e krimeve zgjedhore duhet të futur edhe gazetari investigative, si edhe duhen shtyrë organet e drejtësisë që të bëjnë kërkimet e tyre

Goci: I bie që këta 5 mijë veta të arrestuar janë me mijëra vota që kanë lëvizur nga një krah në tjetrin, këtu nuk ka më zgjedhje pastaj dhe këtu duhen marrë ca vendime të mëdha dhe prandaj këto lajme më duken sikur bëjnë një lloj disinformimin sesa një lloj informimi, se sa të thuash u arrestua filani s’ke thënë asgjë. Çështja është a ka një rrjedhje nga pas ky person ka qenë i lidhur me të tjerë. Këtu tani duhet futur edhe gazetaria investigative mendoj unë se duhet të bëj punë, por sigurisht duhen shtyrë organet e drejtësisë që të bëjnë kërkimet e tyre institucionale.

SHKARKO APP