Goci: Non grata është bërë qesharake, Doshi u shpall non grata, por mori 3 deputetë

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Ervin Goci u shpreh se çështja non grata e Berishës nuk trajtohet kush është me Berishën dhe kush është kundër.

Ai shtoi se Berisha është në kulmin e popullaritetit të tij, sepse është bërë qesharake si gjë, pasi edhe Doshi u shpall non grata, por mori 3 deputetë.

Goci: Unë e shoh në raport me shtetin shqiptar, PD-në dhe institucionet e drejtësisë. Kjo gjë nuk trajtohet kush është me Berishën dhe kush është kundër. Nuk e kuptoj qëndrimin e PD-së. Ose dil në mbrojtje Berishës dhe përplasu me DASH-in ose distancohu.

PD-ja ka qenë flamurtare e dekriminalizimin dhe deri më tani nuk është se ka pasur ndonjë figurë të kriminalizuar. Berisha është në kulmin e popullaritetit të tij, sepse është bërë qesharake si gjë, pasi edhe Doshi u shpall non grata, por mori 3 deputetë.  

SHKARKO APP