Godasin policin dhe i grisin bllokun e gjobave

 

Dy të rinj nuk kanë pranuan dot faktin që t’iu hiqej patenta, duke iu kundërvënë në këtë mënyrë punonjësit të policisë.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë, ku dy shtetasit Fatjon G. dhe Jurgen M. U arrestuan pasi goditën policin, i cili vendosi pezullimin e patentës së njërit prej tyre.

Policia bën me dije se dy shtetasit po udhëtonin në kundra tabelë me mjetin e tyre tip “Audi” AA 831 HN. Dy të rinjtë Fatjon G. dhe Jurgen M. pasi e kanë goditur policin, i kanë grisur edhe bllokun e gjobave.

dy shtetasit u shoqëruan në Komisariatin numër 2, pas ndërhyrjes së efektivë të tjerë të Policisë së Tiranës. Punonjësi i rrugores është shoqëruar në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që ka nisur procedimi penal për dy të rinjtë.

SHKARKO APP