“Godet” Nard Ndoka: Edi Rama doli para avionit për një termus me vaksina

Nard Ndoka i ftuar në Ora News ka komentuar mbërritjen e vaksinave anticovid në vendin tonë, duke e cilësuar pritjen nga ana re Kryeminstrit Rama si demagogji.

Ndoka tha se vaksina ruse dhe ajo kineze janë efektive, ndërkohë që shtoi se Rama po tallet me procesin e vaksinimit.

Me pjesën e vaksinimit ky po tallet dhe po e përdor politikisht. Ka refuzuar vaksinën ruse, i është ofruar në mënyrë institucionale nga ambasada dhe Ministria e Jashtme. E ka refuzuar një kryeministër primitiv, një kryeministër ordiner në këtë sens. Refuzon një ndihmë që i jep një shtet që të tjerët po e kërkojnë. Është vaksina më efektive në treg, është më e lira, është vaksina më e përshtatshme dhe pa asnjëlloj problemi.

Apo edhe Kina, sepse në fund të fundit Kina e di se ata e prodhuan pandeminë dhe padiskutim që prodhojnë edhe vaksinën më efektive. Pra del një kryeministër pa turp në mënyrë demagogjike dhe pret përballë avionit një termus me vaksina”, u shpreh Ndoka.

SHKARKO APP