Goditën Klean, motrat Berisha: Kërkojmë ndjesë! Të gatshme për të normalizuar marrëdhëniet
Gjykata e Tiranës, në seancën e kësaj të premte ka vendosur që të lirojë Mariela Berishën duke i caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Për motrën e saj, Antonela Berisha u la në fuqi masa “detyrim për paraqitje”.
Të dyja motrat janë të akuzuara për një incident të dhunshëm që ndodhi në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit, ku modelja Prenga u godit me shishe në fytyrë, duke pësuar plagë të rënda. Në dëshmitë e tyre, motrat Berisha janë shprehur të penduara dhe që kërkojnë që të normalizojnë marrëdhëniet.
”Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë”,-tha Meriela Berisha.