Goditën kreun e PD-së Sarandë, në pranga dy adoleshentë

 

Dy 17 vjeçarë janë arrestuar nga policia e Sarandës për

Dhunë ndaj kryetarit të PD-së në Sarandë, ka çuar në pranga dy adoleshentë. Sipas policisë ata janë arrestuar njëri pas tjetrit dhe janë: Dorian Kamberi dhe Kevin Hoxhaj, banues në fshatin Gjashtë i Sarandës.

Ndërkohë, në kërkim ishte edhe një shtetas i tretë, Jani Manaj, por policia anuloi aksionin për shkak se ai nuk rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje, por ka qenë thjesht i pranishëm.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij akti, që çoi edhe në reagime politike. Pritet që policia të nxjerrë informacione shtesë, pasi të marrë në pyetje adoleshentët. Hariz Mema u sulmua të premten në mbrëmje, në qytetin e Sarandës, kur papritur u godit fizikisht dhe përfundoi me plagë në spital.  

Në momentin e dhunimit ai ishte i shoqëruar nga vajza e tij.

SHKARKO APP