Goditën me lopatë bashkëfshatarin, arrestohet babai, procedohet i biri

Pas denoncimit të 68-vjeçarit Kol Ndreca, se fqinjët e tij e kishin goditur me lopatë dhe i kishin prerë gishtin ka reaguar policia.

Në një njoftim për mediat uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Lek Prenga, 56 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij, shtetasin Zef Prenga, 30 vjeç, të dy banues në fshatin Ungrej, Lezhë.

Njoftimi i policisë

Kanosën dhe goditën me send të fortë, fqinjët, për shkak të konflikteve për motive pronësie, arrestohet 56-vjeçari dhe procedohet penalisht djali i tij. Menjëherë pas kallëzimit të 68-vjeçarit Kol Ndreca, mbrëmjen e djeshme, se 2 shtetas (fqinjë të tyre) kishin kanosur dhe kishin goditur me send të fortë (lopatë), atë dhe djalin e tij, Simon Ndreca, pas një konflikteve për motive pronësie, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës.

Për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi Lek Prenga, 56 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij, shtetasin Zef Prenga, 30 vjeç, të dy banues në fshatin Ungrej, Lezhë. Rreth orës 19:00, të datës 23.01.2024, dyshohet se për shkak të konflikteve ndërmjet tyre, për motive pronësie, këta shtetas kanë kanosur shtetasit N. K., 68 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, si dhe i kanë goditur ata, me një send të fortë (lopatë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP