Goditet aktiviteti i prostitucionit nga policia, arrestohen 3 persona në Tiranë
Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u godit një rast i shfrytëzimit për prostitucion.
Në kuadër të operacionit “Compensation”, pas një pune hetimore disamujore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
– E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale “Prostitucioni”;
– Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Prostitucioni”.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa shtetasi A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.