Goditet banda mafioze e drogës, 12 shqiptarë të arrestuar (lidhje me Ndrangheta)

Një grup kriminal i organizuar kriminal që merrej kryesisht me trafik droge, në përbërje të të cilit bënin pjesë shqiptarë dhe italianë, është shkatërruar mëngjesin e sotëm nga polici në Itali.

Operacioni i koduar “July 2014” (Korrik 2014) u finalizua me sekuestrimin e 94 kg kokainë, armë, makina, para dhe pasurive të patundshme. Në pranga ranë 24 persona. Mësohet se lidhja mes grupeve mbahej edhe falë martesave midis anëtarëve të grupeve të ndryshme.

Shqiptarët e arrestuar janë: Vladimir Cara, Adriano Tabaku, Ervin Alikaj, Sokol Kodra, Zamir Koni, Tomorr Koni, Ervin Bufi, Tomor Bekshiu, Albana Hoxha, Kozeta Bekshiu, Ersin Gjyleri dhe Ervis Musaku.

Mediat italiane transmetojnë se grupi ishte i përbërë nga shqiptarë, të cilët punonin ngushtësisht me figura të lidhura me familjen e fuqishme të Ndrangheta-s.

Hetimet identifikuan grupin kriminal nga baza deri tek krerët e lartë drejtues, të cilët administronin trafikun e drogës nga vende të ndryshme të BE-së si Spanja e Holanda, si dhe mbanin në mënyrë ilegale armë apo para të përfituara nga ky aktivitet.

Kreu i bandës bazuar nga hetimet paraprake dyshohet të jetë Vladimir Cara. Në mesin e të arrestuarve nga Shqipëria janë edhe dy vajza.

Nga filmimet zbulohet gjatë operacionit për kapjen e tyre zbulohet se pjesëtarët e këtij grupi përdornin edhe fëmijë si mburojë gjatë transportimit të drogës.

Operacioni i policisë italiane u shtri në disa rajone ndërsa në të kanë marrë pjesë rreth 150 forca policore.

SHKARKO APP