Goditet banda shqiptare në Francë, grabitën 98 banesa, u gjendet 2.5 kg ar

Gjashtë shqiptarë, tre burra dhe tre gra janë arrestuar, pasi akuzohen për 98 grabitje banesash në disa qytete. Shqiptarët të moshës 30 deri 40 vjeç janë arrestuar në Bergerac.

Sipas policisë banda vepronte nga viti 2017, ata thyenin dyert dhe dritaret e banesave duke vjedhur sende të ndryshme, ndërsa vlera e tyre llogaritet në 423 mijë euro.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së tyre pas arrestimit, u sekuestruan mbi 13 mijë euro dhe 2.5 kg ar.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ndërsa pritet që të akuzuarit të dalin para gjykatës, autoritetet franceze vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në grabitje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?