Goditet celula e ISIS në Milano, shqiptarë e italianë të lidhur familjarisht

shënua më 1 korrik 2015  kundër terrorizmit ndërkombëtar u koordinua  nga Prokuroria e Milanos që lëshoi edhe 10 urdhër arrest me burg ndërsa kërkimet vazhdojnë për të përfshirë të tjerë në krahinat e Lombardisë, Bergamo, Grosseto, si dhe në një qytet të vogël në Shqipëri. Akuzat ndaj tyre lidhet mbi qëllimet dhe organizimin e transferimeve të ndryshme për qëllime terroriste.

Hetimet janë kryer nga seksioni kundër terrorizmit:  sipas detajeve të para të dyshuarit janë pjesë e dy familjeve, e para familje italiane e formuar dhe konvertuar në Islame disa vite më parë, të dytët janë qytetarë shqiptarë që jetojnë në Grosseto.

Dy familje janë të lidhura nga martesa e një çifti të ri, dhe u organizuam për një udhëtim në Siri, me qëllim për të luftuar përkrah xhihadistëve. Ndër të arrestuarit do të ketë edhe disa të afërm të Maria Giulia Sergio, 28 vjeçe, e cila u largua nga Italia pothuajse një vit më parë dhe qëndron në Siri me burrin e saj luftëtar xhihadist. Janë arrestuar babai, nëna dhe motra e saj italiane.

Po ashtu në pranga ra  edhe një shtetase shqiptare Arta Kaçabuni, 41 vjeçe, burri i tezës sa saj i konvertuar në fenë islame, dhe një i afërm i saj, Çoku Baki, 37, i cili ndodhej këto ditë në Shqipëri, por banor i Arcille Campagnatico (Grosseto). Arta Kaçabuni u arrestua në Scansano. Familja e vajzës jeton në Inzago, në Milanese. Hetimi mbi Isis në Milano ka identifikuar “koordinatorin e luftëtarëve të huaj” në emër të shtetit islam. “Ne i kemi identifikuar – tha prokurori i Milanos, Maurizio Romanelli – “një ndërlidhëse turke. Nga atje ka pasur një skenar me rregullat që duhet të ndiqnin personat e rekrutuar për të arritur atje.” Mbi bazën e këtyre hetimeve është kryer edhe arrestimi i 10 personave.   

A.M/ Koha Jonë

SHKARKO APP