Goditet grupi kriminal shqiptaro-nigerian, arrestohen 52 persona, të gjithë shqiptarët nga Vlora

Hetuesit italianë kanë zbërthyer një pakt të madh mes klanit të Vlorës dhe atij nigerian të lidhur me të ashtuquajturit “Macet e Zeza” dhe grupin “Eiye”. Mediat italiane e përshkruajnë atë një pakt “hekuri” për të transportuar marijuanë nga Evropa Lindore përmes Pulias drejt Romës.

Protagonistët janë dy drejtuesit e organizatave kriminale Bejaj Geraldo dhe Sule Momodu, të dy rreth 30 vjeç që sundonin rrjetin që menaxhonte trafikun e drogës në të gjitha anët e vendit.

Në këtë pakt nuk ka asnjë gjurmë të Cosa Nostra, Camorra ose ‘Ndrangheta,.

Në javët e fundit prokuroria e Romës e drejtuar nga Michele Prestipino, me kërkesë të zv / prokurores Nadia Plastina e cila koordinoi dy vjet hetimet e karabinierëve, dhe mbi masat e miratuara nga Gip Nicolò Marino, urdhëroi  arrestimet e 52 personave  që i përkisnin paktit nigeriano-shqiptar.

Mes mijëra faqesh përgjime, gjurmime dhe raportime autoritetet kanë zbuluar se si trafikohej droga. Gjatë arrestimeve, policia ka arritur të sekuestrojë edhe 2 milionë euro drogë dhe dyshimet e tyre janë se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Sipas zyrës së Prokurorit, Momodu menaxhonte furnizimin e qendrave tregtare jo vetëm në Romë, por edhe në Brescia, Parma, Isernia dhe Napoli.

Ndërsa Bejaj ishte pika e kontaktit për dërgesat jo vetëm në Romë por edhe për ato në Venecia, Verona dhe Firence.

Ky hetim nisi në vitin 2018 nga disa arrestime të bëra nga karabinierët në Romë “në zonën që përfshin stacionin hekurudhor Romë-Tiburtina dhe stacionin e autobusëve Tibus, të vendosur në Via Largo Guido Mazzoni”.

Kryeqyteti, pas një viti hetimesh rezultoi të jetë bëra qendra e klasifikimit për disa ton marijuanë që janë shpërnadrë në të gjithë territorin, për të vazhduar më pas në të gjithë Italinë madje dhe jashtë saj (Gjermani, Austri dhe fqinjët e tjerë evropianë.)

Të gjithë të dyshuarit shqiptarë si pjesë e këtij rrjeti janë nga Vlora. Droga bëhej gati, me të njëjtin paketim me shirit ngjitës me ngjyra të ndryshme për të dalluar paketimet bazuar në sasinë e lëndës narkotike. Çmimi fiks për tregtarët si kompensim është 50 euro për çdo kilogram të shitur.

Sipas hetuesve, Sule u përgjua disa herë duke bashkëbiseduar me bashkëpunëtorët shqiptarë të cilëve i dërgonte mesazhe :”Tre kile menjëherë”, “Katër kile menjëherë.”

Ndërsa Bejaj organizoi një takim me disa bosa shqiptarë në qendrën tregtare Roma Est.

Ajo që rezultoi pas dy vitesh hetime për policinë është një strukturë e vërtetë hierarkike. /Ora News

SHKARKO APP