Goditet komisioneri i PS në Shkodër
Megjithëse ka pak orë qe ka nisur procesi i votimit, jane shënuar incidentet para.
Rasti i parë është regjistruar në Shkodër në fshatin Bardhaj, ku komisioneri i PS-së është goditur me grushta nga mbështetës të PD-së.
Për këtë arsye është ndërprerë edhe procesi i votimit.
Shkak i kësaj ndërprerje mësohet se është bërë një incident, ku komisioneri i Partisë Socialiste Kol Ndre Pepaj është qëlluar fizikisht nga disa persona që mendohet se janë mbështetës të PD.
Policia po zbardh rrethanat e ngjarjes dhe po procedon kundër autorëve.