Goditet krimi i basteve në Tiranë, arrestohen 8 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona dhe ka vënë nën hetim tre të tjerë, pasi akuzohen për ushtrimin e veprimtarisë së jashtligjshme të vendosjes së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last bet” janë vënë në pranga shtetasit: Oligert Rozani, 29 vjeç, Fatjon Spahiu, 37 vjeç, Ergys Shollo, 36 vjeç, Bledar Mici, 35 vjeç, Alban Balliu, 38 vjeç, Nexhmedin Tola, 49 vjeç, Ilion Mile, 19 vjeç, dhe Olsi Hasa, 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu, janë vënë nën hetim dhe shtatasit:Sh. A., E. I., dhe D. H.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur telefona që shërbenin për vendosjen e basteve sportive dhe linqe, që shërbenin për këto baste. Gjithashtu në shumicën e telefonave të këtyre shtetaseve, u gjetën skedina dhe kredite, me qëllim vendosjen e basteve sportive të klientë të ndryshëm.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije dhe se gjatë operacionit janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP