Goditet me grusht rektori i Universitetit të Vlorës para Nishanit

 

Vazhdojnë incidentet për rektorin e Universitetit të Vlorës.Një person e ka goditur me grusht Albert Qarrin, në sallën e teatrit “Petro Marko” e ku do të organizohej një aktivitet . I ftuar ishte edhe Presidenti Bujar Nishani.

Efektivët e Gardës kanë neutralizuar agresorin Kujtim Cakrani, por e kanë lënë më pas të lirë.

Cakrani e ka fyer dhe më pas e goditi rektorin.Policia e ka shpallur në kërkim.

Qarri është sulmuar edhe më parë. Në një rast i kanë djegur dy makinat, ndërsa në një tjetër ngjarje u tentua t’i digjej shtëpia.

Vetë rektori tha pas kësaj ngjarje se personi që e ka sulmuar është me precedentë penalë.

Ai nuk sqaroi motivin e ngjarjes, por mësohet se gruaja e Cakranit punon në Universitetin e Vlorës. “Cakrani ka shpifur disa herë për mua,” tha Qarri.

SHKARKO APP