Goditet me thikë 19 vjeçari në Durrës, arrestohet autori

Një 19 vjeçar është goditur me thikë për motive të dobëta në fshatin Arapaj të Durrësit.

Policia lokale bën me dije se shtetasi me inicial I.R, banues në Durrës, u qëllua nga një 23 vjeçar dhe aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes, shtetasin Arjan Ajazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje” dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?