Goditet me vezë Kryeministria

 

Opozita ka nisur protestën e paralajmëruar të saj kundër qeverisë, me protestues të shumtë që fillimisht janë mbledhur tek sheshi Skënderbej e më pas para selisë së Kryeministrisë.

Përmes parullave e pankartave ata shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes aktuale, që sipas tyre po i shtyp me politikat e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pranishëm në këtë manifestim janë kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë disa nga protestuesit kanë nisur të godasin me vezë Kryeministrinë, ndërsa thërrasin “Azem, Azem, ti je gjallë” dhe “Poshtë Edi Rama”.

News24 raporton se po gjuhet edhe me shishe drejt Kryeministrisë.

Në podium kanë nisur fjalimet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?