Goditet në Athinë një grup i trafikut të drogës, pranga 2 shqiptarëve dhe 2 grekëve

Një grup i trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi është goditur nga policia helene.

Mediat shkruajnë se janë arrestuar gjatë operacionit dy shtetas shqiptarë të moshave 27 dhe 32 vjeç si dhe dy grekë, 36 dhe 41 vjeç.

Operacioni është zhvilluar në zonën e Nafpaktias ku janë sekuestruar rreth 53 kg e 200 gram marijuanë. Po kështu policia greke ka sekuestruar 55 mijë euro dhe 6 celularë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetimeve droga transportohej me makinë me qira nga 36-vjeçari grek, ndërkohë që 32-vjeçari shqiptar rezultonte person në kërkim për trafik droge.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?