Goditet nga vinçi në kokë, shqiptari humb jetën në vendin e punës
Aleksandër Thani është 63-vjeçari shqiptar që ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm në një aksident në vendin e punës në Itali. Siç raportojnë mediat fqinje, Thani punonte për kompaninë në ndërtimin e betonit të përforcuar dhe parafabrikuar për më shumë se 45 vjet.
63-vjçari ishte duke punuar në ngarkimin e disa objekteve të betonit në bordin e një kamioni, kur ai u godit nga një vinç në kokë. Ende nuk është zbardhur shkaku i lëshimit të mjetit të rëndë por goditja rezultoi fatale dhe shqiptari ndërroi jetë.
Aleksandër Thani ka emigruar para shumë vitesh në Itali. Ai ka lënë pas bashkëshorten e tij Elizabeta dhe dy fëmijë.