Goditet një rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, dy të arrestuar

Një rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit është goditur në Korçë.

Policia njoftoi se gjatë operacionit policor të koduar “Slot Machine” është goditur një rast i lojërave të fatit të ushtruara në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet makinetave, në lokale që vihen në dispozicion për këtë veprimtari.

“Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: Th. S., 53 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”; (ka lëshuar me qira lokalin ku u gjetën makinetat); M. Sh., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”(i punësuar në lokalin ku ishin instaluar makinetat)”, njoftoi policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu sipas policisë u shpall në kërkim D. M., 50 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”,
“Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia bëri me dije se “këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kapën në flagrancë gjatë organizimit të lojërave të fatit me anë të makinetave, në kundërshtim me ligjin”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 makineta të lojërave të fatit dhe 3 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?