Goditi kolegun në portin e Sarandës, fundoset doganieri

Policia e Sarandës ka arrestuar një 34-vjeçar me iniciale I.I., i cili punonte si agjent doganier në Portin e Sarandës. ky i fundit pak ditë më parë ka goditur fizikisht kolegun e tij doganier, për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Policia ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim I. I., 34 vjeç, banues në Sarandë, me profesion agjent doganier. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas është përfshirë në një konflikt në datën 17.06.2020, në lagjen nr.4 Sarandë, ku në Portin e Sarandës dyshohet se ka goditur fizikisht një punonjës tjetër doganier, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

SHKARKO APP