Goditi kunatin dhe më pas i dëmtoi mjetin, prangoset 39-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në fshatin Karbunarë të Vlorës, ku është regjistruar një sherr mes kunetërve, ku 39-vjeçari H.M është vënë në pranga të Policisë së Shtetit, pasi goditi dhe më pas i dëmtoi mjetin kunatit, 42-vjeçarit me iniciale S.A.
”Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin H.M, 39 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasi S.A, 42-vjeç, banues në Fier, se në fshatin Dhërmi, për motive të dobëta, kunati i tij shtetasi H.M, e ka goditur me sende të forta dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”,-informon Policia e Shtetit.