Goditi me grusht Berishën, Gerti Shehu del me probleme. Prokuroria kërkon shtrim në psikiatri

6 muaj që prej incidentit të 6 dhjetorit ku u godit me grusht Sali Berisha, ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundime për gjendjen mendore të autorit. Bëhet fjalë për Gerti Shehun, i cili në protestën e bërë nga Berisha, e goditi me grusht në fytyrë.

Pas ekspertizës Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shtrim në spitalin psikiatrik për Gerti Shehun. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, agresori i Berishës rezulton ‘jo i qëndrueshëm mendërisht’.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama kërkoi që të zbardhet akti i sulmit që e konsideroi të pajustifikueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?