Goditi me grushta efektivin e Rrugores në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga Shkodra

Një 27-vjeçar, banues në Shkodër, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka goditur një efektiv të rrugores.

Në pranga të bluve ka rënë shtetasi  Emiliano Mrishaj.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

27-vjeçari ka goditur me grushta shtetasin G. B, 37 vjeç banues në Tiranë, me detyrë specialist i menaxhimit të trafikut urbanë pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet proçeduriale ju kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Goditje për shkak të detyrës” .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?