Goditi me karrige në tubimin e PD, mbetet në burg

Gjykata e Korçës jep masën e arrestit burg për Suel Liçon, i cili gjatë një takimi elektoral të PD-së javën e kaluar, 6 maj 2015 në Ersekë hodhi karrigen në drejtim të tubimit.

Sipas PD-së ishte një sul drejtuar kreut të kësaj partie Lulzim Basha, por karrigia plagosi një qytetar. Avokati mbrojtjës i Liços hodhi poshtë pretendimet duke deklaruar se klienti I tij kishte qenë I dehur dhe se konfliktin e ka pasur me xhaxhanë e tij.

“Konflikti ka qenë me xhaxhain e tij dhe nën efektin e alkoolit. Avokati mbrojtës: Suel Liço ka hedhur karrigen nga xhaxhai i tij. Liço nuk ka pasur si qëllim pengimin e tubimit”.

SHKARKO APP