Goditi me sende të forta nënën e tij, arrestohet 51 vjeçari
Një 51 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ushtronte dhunë sistematike ndaj nënës së moshuar. Ngjarja në fjalë ndodhi në Muçaj të Gramshit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Vait Muçën, i cili akuzohet se ka goditur me sende të forta në kokë nënën e tij shtetasen H.M.,76 vjeçe. E moshuara ndodhet në spitalin e Gramshit, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, u arrestua në flagrancë shtetasi:
• Vait Muça, 51 vjeç, banues në Muçaj, Gramsh.
Shtetasi i lartëpërmendur në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdushme duke e goditur me sende të forta në kokë nënën e tij shtetasen H.M.76 vjeçe, e cila është trasportuar në spitalin e Gramshit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në Familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit
KOHA JONË SONDAZH

